Parkingun në Vodno për fundjavë e kanë shfrytëzuar 262 automjete

TË FUNDIT

Parking të Zonës në vendparkimet e Vodnos së Mesme vendosën qyteti i Shkupit dhe NP “Parkingu i Qytetit” me qëllim, siç informojnë,  rekreimit të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur është më e vizituar Vodno.

Parkingun në Vodno, siç kumtuan autoritetet e qytetit, për fundjavë e kanë shfrytëzuar 262 automjete, sipas numrit të SMS porosive të dërguara.

Prej atje potencojnë se parkingu paguhet gjatë festave shtetërore dhe uikendeve prej ora 09 deri ora 16. Çmimi për orën e parë të parkimit është 100 denarë, ndërsa për çdo orë të ardhshme – 50 denarë.

“Parkingu është falas për personat e hendikepuar, si dhe për autobusët turistik, ndërsa parkimi në  gjelbërim sanksionohet. Në vendparkim  është vendosur sinjalizim përkatër vertikal dhe horizontal, si dhe tabela informative”, kumtuan nga Qyteti.

Qyteti i Shkupit apelon deri te qytetarët t’i ruajnë sipërfaqet e gjelbërta dhe të  tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë  vetëm në vendparkimet e shënuara.