Kandidatët për kryetar komune për qytetin e Strugës, Mendi Qyra dhe Arsim Dalipi treguan programin e tyre për parkingjet. Siç tha Qyra, parkingjet janë problematike gjatë verës dhe për këtë, është paraparë ndërtimi i dy parkingjeve, një në sheshin e qytetit dhe një në pjesën e plazhit që sipas tij, do të jenë rreth 750 parkingje. Qyra tha se qytetarët do të kenë mundësi që me GPS ta rezervojnë parkingun.
“Mbi këto ekziston tani, kam edhe planin, një projekt që mënyrë të digjitalizuar të vije me GPS të mundet nga fshatrat të rezervojnë parkingjet dhe ky është një projekt që mund të realizohet për një kohë të shkurtër prej dy ose tre muaj pas marrjes së mandatit tim. Ai do të jetë nëntokësore në dy nivele, kurse pjesa sipër do të jetë e gjelbëruar dhe me një fontanë dhe gjithashtu për të lëvizur fëmijët ose të lozin fëmijët në atë pjesë dhe do të jetë pjesa më e bukur i qytetit. Ka disa forma, forma është private-publik që mendoj ka edhe kompani të cilat janë të interesuar nga diaspora. Dhe forma tjetër ka mundësi edhe me qytetarët, të cilët e kanë dyqan aty përreth dhe me një buxhet të përbashkët të realizohet ky projekt. Kurse projekti tjetër te plazhi, është një projekt i cili realizohet me një buxhet shumë të vogël, për arsye se është hapësira dhe pjesa ku duhet të bëhet është e tillë që mund të shkohet një metro e gjysmë poshtë dhe bëhet një pllakë sipër dhe mandej krijohen dy nivele dhe zgjidhet ky si problem shumë i rëndësishëm”, tha Qyra.
Edhe Arsim Dalipi tha se çështja e parkingjeve është problematike për qytetin e Strugës, por siç tha, në programine tij parashihet ndërtimi I tre parkingjeve, kryesisht nëntokësore dhe shtoi se mbi ta do të ketë shesh, qëndër sportive dhe hapësira për të bërë plazh. Dapili tha se pjesa më e madhe e parkingjeve do të jetë publike.
“E nëse bëhet një pjesë private, do të jenë çmime shumë të aksesueshme për qytetarët. Por do të tentojmë që pjesa më e madhe e parkingjeve të kthehen në parkingje publike për qytetarët e Strugës. Kemi platforma tjera që ta lehtësojmë parkingun me zona për turistë dhe për vizitorë, për shembull për turistë të huaj që vijnë, që pikat kufitare apo në aeroport të mund të merret kartë edhe me një software të caktuar, ato do ta dinë ku ka parkingje të lira në qytet, që mos të ketë nevojë të ndalen apo të pagojnë për pika të caktuara apo me sms-a edhe kështu me radhë. E njëjta gjë do të ketë edhe lehtësim edhe për qytetarët. Do të jetë kështu platforma”, tha Dalipi.