Parking “pak në rrugë, pak në trotuar”! Komuna e Tetovës thotë se është me standarde europiane

TË FUNDIT

“Pak në rrugë e pak në trotuar. Kështu do të duket parkimi i ri zonal në rrugën 120 në Tetovë i cili do të duhet të fillojë me punë nga 1 tetori dhe do kushtojë 30 denarë për një orë parkim”, rAaporton gazetari Senat Zylbehari.

Ky parkim do të jetë në zonën B, ndërsa nga komuna e Tetovës thonë se ka projekt për të njëjtin, madje është bërë në bazë të standardeve europiane.

 “Parkingu zonal në rrugën 120a ka të paraparë 30 vend parkingje dhe për të njëjtin Sektori për Veprimtari Komunale, ka realizuar projekt komunikacioni konform të gjitha standardeve, ku përfshihen edhe lejet e autorizuara nga organet kompetente”, thonë nga komuna e Tetovës.

Pyetëm edhe Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, i cili  duhet ta japë lejen për parkimin. Nga atje thonë se në SPB ka dhënë pëlqim, por shtojnë se do miratohet vetëm pasi komisioni të shohë nëse është bazë të kritereve ligjore.

 “Në qershor të këtij viti, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, pas kërkesës së Komunës së Tetovës, pas së cilës është dorëzuar dokumentacioni i nevojshëm, ka dhënë pëlqimin për projektimin e zonës së parkimit në vende të caktuara në rrugën “120” në Tetovë. Por nëse konstatohet se hapësirat e parkimit të formësuar nuk janë në përputhje me rregulloret dhe kriteret ligjore të parashikuara dhe projektin bazë të qarkullimit, do të përgatitet parashtresë përkatëse kundër realizuesit dhe kontraktonit”, thonë nga SPB Tetovë.

Po çfarë mendojnë tetovarët? I pyetëm disa që kalonin pranë këtij vend parkimi të ri, se a duhet që kjo zonë të jetë me pagesë dhe mënyrën se si është realizuar.

“-Kjo nuk është askund!

-Komuna thotë se është bërë në bazë të standardeve evropiane?

-Nuk jemi na në Evropë ne kurrkund nuk jemi.”

“Në bazë të mendimit tim nuk është në rregull, pasi që nuk ka vend për parkim këtu.”

“Nuk është normale në këtë shtet, por kushdo bën çfarë të dojë, por ­çka të bëjmë kush si mendon, ashtu vepron! Për mua nuk është në rregull kjo por s’kemi çka të bëjmë.”

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami në fillim të vitit premtoi se për çdo veturë në Tetovë do të realizojë nga një vend parkim, por me marrjen e mandatit edhe pse pati premtuar parkim pa pagesës, të njëjtin e shtrenjtoi për 10 denarë! Afati për ndërtimin e vend parkimeve është deri në fund të vitit, duke përfshirë edhe ato me kate, por deri më tani nuk është realizuar asnjë vend parkim me kate.

error: Content is protected !!