Parisi nderon Mbretëreshën Elizabeth II, riemëron stacionin e metrosë

TË FUNDIT

Metroja e Parisit ka nderuar Mbretëreshën Elizabeth II duke ia vendosur emrin në stacionin “George V” për sot, sipas një postimi në Twitter, nga RATP Group, i cili është autoriteti i tranzitit publik.

Tabelat në stacionin, i cili mori emrin e gjyshit të mbretëreshës, u zëvendësua të hënën në shenjë respekti për monarkun e ndjerë britanike, transmeton tv21.tv.

Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare./21Media