Parisi e pret Pompeon, por tani më sheh drejt Bajdenit

TË FUNDIT

Presidenti francez Emanuel Makron sot do ta presë në bisedime shefin e diplomacisë amerikane Majk Pompeo, i cili ende nuk e pranon humbjen e Donald Trampit, por Parisi tani më është kthyer ndaj marrëdhënieve me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Xho Bajden. Biseda duhet të jetë diskrete, larg mikrofoneve, njëjtë si mes Majk Pompeos dhe kolegut të tij Zhan Iv Le Drian, njofton korrespondenti i MIA-s.

Parisi nënvizon se me të vërtetë ka pranuar ta presë Majk Pompeon në kërkesë të tij dhe “në transparencë të plotë me ekipin e presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden”, kur qeveria franceze dëshiroi kthimin e marrëdhënieve transatlantike me zbatimin e administratës amerikane.

Emanule Makron ishte ndër të parët që ia uroi zgjedhjen e demokratit në SHBA dhe më pas bisedoi me të përmes telefonit, edhe pse presidenti republikan në largim ende nuk pranoi humbjen e tij, më shumë se një javë pas shpalljes së rezultateve.

Vetë Majk Pomope, para se të niset për në turne nëpër Evropë dhe në Lindje të Afërt, stacioni i parë i të cilit është Parisi, refuzoi ta pranojë fitoren e Xho Bajdenit.