Parisi dhe Marseja shpallen zona të rrezikshme nga COVID-19

TË FUNDIT

Parisi dhe Marseja janë shpallur zona të rrezikshme nga koronavirus i ri, pasi autoritetet regjistruan një rritje të shpejtë të infeksioneve, kumtoi sot drejtori shërbimit francez të shëndetësisë, Zherom Solomon. Qeveria lëshoi ​​sot një dekret që lejon autoritetet të vendosin masa më të rrepta në zonat e Parisit dhe Marsejës.

Ai paralajmëroi se “situata në vend po përkeqësohet javë për javë”.

Solomon deklaroi që klasterët e virusit shfaqen çdo ditë pas tubimeve familjare, ahengjeve të mëdha dhe tubime të tjera gjatë pushimeve të verës.

Agjencia Kombëtare Shëndetësore i regjistroi dje 2.669 infeksione të reja, me ç’rast shkalla e infeksionit në Francë në 100.000 persona është mbi 30.