Paris: Ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave, obligohet mbajtja e maskës

TË FUNDIT

Në Paris është ndaluar  të mblidhen më shumë se 10 persona nëse nuk mund të respektohen masat epidemiologjike, kumtoi policia parisiene.

Mbajtja e obligueshme e maskës mbrojtëse, e cila tashmë është në fuqi në shumë vende të kryeqytetit të Francës,  është vazhduar në mëngjes në orën 08:00 në një pjesë të fushave të Eliseut dhe në pjesën qendrore të qytetit ku gjendet muzeu Luvër.

Maskat janë të obligueshme prej të hënën në disa pjesë të Parisit, duke i përfshirë edhe shetitoret  nëpër gjatësinë e  lumit Sena.

Qeveria franceze dje i shpalli Parisin dhe Marsejin  si dhe rrethinën e atyre qyteteve  si zona me rrezik të lartë për infeksion me koronavirusin.