Ekonomistët e OFCE (Observatorit Francez për Konjuktura Ekonomike) sot e zbardhën planin e tyre stimulues për Bashkimin Evropian, i cili parashikon program investues prej 2000 miliardë euro gjatë 10 viteve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.
Këtë drejtpërdrejt para Samitit të jashtëzakonshëm të nesërm të liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, kushtuar planit për rimëkëmbje të ekonomisë prej 750 miliardë euro, ekonomistët e OFCE-së, organizatë për hulumtim publik lidhur me këtë rast me institutet gjermane IMK dhe atë austriake WIIW, favorizojnë qasje tjetër.
Për ta bashkuar Evropën që ishte “ndarë” gjatë krizës shëndetësore, sipas tyre “fillimisht duhet të, keni projekt, para se të parashtrohet pyetje për mënyrën e financimit, deklaroi Zherom Krel, drejtor i departamentit për studime të OFCE, në konferencë për shtyp.
“Qëllimi kryesor i BE-së nuk është disiplina buxhetore, kjo është paqja, prosperiteti dhe ngritja e standardit të jetesës së popullatës së saj”, shtoi ai.
Qëllime të cilat, sipas ekonomistëve, kanë humbur nga lloji i bashkëngjitjeve të debateve teknike për borxhet, normat e interesit dhe të tjera.
Plani parashikon “arsim shtesë të vazhdueshlm” për personelin mjekësor evropian me qëllim që të përforcohen dhe harmonizohen njohuritë dhe aftësitë e tyre, ta rrisin mobilitetin e tyre midis vendeve anëtare dhe në këtë mënyrë “më mirë të përputhen oferta e kujdesit dhe kërkesa gjatë goditjes shëndetësore”.
