Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të ndryshueshme të diellit. Paradite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut, në malet borë. Do të fryjë erë e dobët mesatare jugore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë Celsius, informojnë nga DPHM.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Temperaturat minimale sot në mëngjes janë -7 gradë në Manastir, -6 në Shkup-Petrovec, Berovë, -5 Shkup – Zajçev Rid, Demir Kapi, Strumicë, Gjevgjeli, -4 në Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Shtip, Kumanovë, -2 në Lazaropole, -1 në Vinicë, 0 në Mavrovë, Dojran dhe 1 gradë në Ohër, Pretor, Dibër.

Lartësia e shtresës së dëborës e matur sot në mëngjes në orën 7 është 31 centimetra në Kodrën e diellit, 13 në Manastir, 6 në Hanet e Mavrovës, 5 në Llazaropole dhe 2 centimetra në Ohër, Gjurishtë.