Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesët juglindore do të ketë kushte për reshje të shkurtra lokale shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 22 gradë.
Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë.
Gjatë fundjavës moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Të hënën, nga orët e mbrëmjes deri të mërkurën, moti përsëri do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu. Të martën do të ketë vende-vende mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë nga drejtimi verior, e cila nesër dhe të mërkurën do të jetë e përforcuar, herë pas here e fortë.
