Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Mëngjesi do të jetë i ftohtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në pjesët lindore përkohësisht edhe vranësira të dukshme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur do të jetë përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4 deri 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 7 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë I qëndrueshëm, deri të shtunën temperaturat e mëngjesit do të jenë dukshëm më të ulëta, në disa vendeve nën zero, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje, veçanërisht gjatë fundjavës.