Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje lokale të shiut, në male borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa pasdite përgjatë Vardarit kohë pas kohe erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 5 deri 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira, me erë të matur nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë 6 gradë.

Deri të hënën do të mbajë mot i vrenjtur. Më shumë reshje priten të hënën. Temperatura ditore dukshëm do të zvogëlohet.