Moti në mëngjes në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shi lokal të rrëmbyeshëm si dhe bubullima kryesisht në rajonet malore. Pasditja do të jetë mesatarisht me vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Në pjesët jugperëndimore, era do të jetë me drejtim perëndimor dhe herë pas here me intensitet të shtuar.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 21 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe me periudha me diell. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 13 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 30 gradë Celsius.
Nga e hëna, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me vranësira të rritura herë pas here dhe temperatura pak më të ulëta ditore. Ndërsa, nga e mërkura do të jetë veçanërisht më ftohtë.
