Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Paradite moti në vend do të jetë më vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -4 deri në 4, ndërsa ajo gjatë ditës prej 6 deri 13 gradë Celsius.
Në Shkup, moti paradite do të jetë më vranësira mesatare, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë.

Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e paradites nëpër disa lugina do të ketë kushte të paraqitjes së mjegullës dhe vranësirave të vogla. Temperaturat do të jenë në rritje, ndërsa nga e marta do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, që do të ndikojë në shkrirjen e sipërfaqes së dëborës në viset më të larta.