Paralajmërohet se ushqimi në Gaza mund të shtrenjtohet, OKB me ndihmë emergjente

TË FUNDIT

Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së ka nisur që t’u japë ndihmë emergjente mbi 50 mijë njerëzve në Gazën veriore.

“Një nga nevojat më të ngutshme për momentin është ushqimi,” tha WFP. “Mënyra më e shpejtë dhe më efektive në të cilën ne mund të sigurojmë mbështetje është me para në dorë, në formën e kuponave elektronikë.”

“Ushqimi është në dispozicion për momentin dhe shumë dyqane lokale janë ende të hapura,” shkruhet më tej në deklaratë.

Megjithatë, WFP paralajmëroi që çmimet e ushqimeve mund të rriten, dhe se disponueshmëria e ushqimit mund të ulet nëse kalimet në Gaza mbeten të mbyllura për një kohë të gjatë.