Paralajmërime për stuhi, tornado, reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fuqishme në Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor

TË FUNDIT

Sistemi evropian për paralajmërim për mot të lig ESTOFEKS dha paralajmërim të shkallës së dytë për disa pjesë të Kroacisë dhe Ballkanit Perëndimor, duke cekur se  një pjesë e rajonit do të jetë nën ndikim të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit.

Ata shtojnë se janë të mundshëm tornado dhe erëra të fuqishme. stuhitë formohen në veri të Kroacisë deri në jug të Sllovakisë dhe se bëhet fjalë për stuhi të fuqishme.

aktivitet më i madh pritet në orët e mbrëmjes, kur priten më së shumti reshje.

Severe Weather Europe publikoi edhe parashikim me të cilin paralajmëron për pasdite reshje të rrëmbyeshme të shiut për Ballkanin Perëndimor dhe një pjesë të Mesdheut.

Ndryshimi i motit në Kroaci tashmë filloi dhe reshje të rrëmbyeshme ka në Dalmaci dhe Istrë, ndërkaq breshër ka në Zagorje.