Paradoksi i derrave radioaktivë të Bavarisë

TË FUNDIT

Thellë në pyjet e Bavarisë në Gjermaninë Juglindore bredhin një sërë derrash të egër, një “lojë” e rrezikshme kjo për një vend ku gjuetia është thuajse traditë kombëtare.

Por, shumica e gjuetarëve do të mendoheshin dy herë përpara se të futeshin në pyll për t’i ndjekur këta derra të gjigantë.

Edhe nëse e gjurmojnë njërin prej tyre dhe e kapin, gjasat janë që nuk do të mund t’ia shijojnë mishin. Derrat janë shumë të rrezikshëm për t’u ngrënë sepse janë radioaktivë.

Në disa raste, derrat bavarezë janë disa qindra herë më radioaktivë sesa nivelet që konsiderohen të sigurta për konsum njerëzor.

Gjuetarët janë të vetëdijshëm për këtë fenomen, që zakonisht i atribuohet aksidentit të Çornobilit të vitit 1986, gjatë të cilit ndotja radioaktive u zhvendos në Evropë.

“Evropa është pak a shumë një rrëmujë për sa i përket ndotjes radioaktive,” thotë Georg Steinhauser, profesor i radioekologjisë fizike në Universitetin e Teknologjisë së Vjenës.

Për disa vite pas aksidentit të Çornobilit, të gjitha kafshët e pyllit, duke përfshirë drerët, lepujt dhe fazanët, ishin shumë radioaktive./A2CNN