Paradite Ministër, pasdite në fushatë! Spasovski bën thirrje të mos keqpërdoren resurset shtetërore

TË FUNDIT

Deri në mesditë në terren si funksionarë të Qeverisë aktuale, ndërsa pasdite me fanellë të partisë. Fushata zgjedhore i aktivizoi maksimalisht ministrat dhe bartësit tjerë aktual të pushtetit të cilët që nga mëngjesi promovojnë projekte, lëshojnë në përdorim objekte, japin deklarata, ndërsa në pasdite janë në fushatë zgjedhore.

Kryeministri, Oliver Spasovski, paradite në Qeveri në rolin e Kryeministrit bëri thirrje që të mos keqpërdoren resurset shtetërore për fushatën zgjedhore dhe të kontribuohet për zgjedhje të drejta. Paralajmëroi se në të kundërtën do të ketë sanksione.

“Pres përgjegjësi nga të gjithë partitë politike, kontribut të tyre duhet të japin edhe funksionarët aktiv politik me atë që nuk do të keqpërdorin resurset shtetërore në fushatën zgjedhore”, tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Në prononcimin përmes kumtesës, reagoi VMRO-DPMNE.

“Oliver Spasovski gënjen si idhulli i tij Zoran Zaev. Menjëherë i shkeli fjalët boshe që veti i ka thënë në konferencën për media. Ai është bartës i listës së LSDM-së, ndërsa konferencën për media në Qeveri e shfrytëzoi për plasimin e  floskulave të kota dhe manipulimeve”, u kumtua nga VMRO-DPMNE.

Vetëm pas një ore e gjysmë, rreth mesditës, Spasovski së bashku me ministrin për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski, ishte në kontroll të punëve ndërtimore për rekonstruimin e rrugës shtetërore Kumanovë – Straçin. Spasovski pikërisht nga Kumanova, pasdite pas orës 16 si bartës i njësisë së dytë zgjedhore e filloi fushatën.

“Rehabilitohet i gjithë konstruksioni i shtigjeve me asfaltimin e dy shtresave dhe me sanimin e tre urave”, tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Në lokacion tjetër, Zv.kryeministrja për ekonomi, Milla Carovska, me ministrin për bujqësi, Trajan Dimkovski dhe drejtorin e Agjencisë së pagesave, Nikollçe Babovski, ishin në vizitë të një kompanie në Vizbeg. Menjëherë pas kësaj, Carovska me zv.ministren shtesë Sanella Skrijel dhe kryetarin e Karposhit, Stefan Bogoev, vizituan çerdhen “Ylberi” në Bardovcë. Të gjithë aktivitetet e sotme ishin në njësinë e parë zgjedhore ku është bartësi i dytë i listës së kandidatëve të LSDM-së.

“Agjenda e plotë e kësaj Qeveria për investim në arsimimin parashkollor, investim në më të vegjlit ose në pesë vitet e para, që të mund të krijojmë qytetarë produktiv që më pas do të angazhohen dhe do ta ndërtojnë shtetin tonë së bashku me neve, është e barabartë edhe me agjendën e Evropës, ndërsa kjo është krijimi i kushteve për arsim parashkollor”, tha Milla Carovska, zv/kryeministre për Ekonomi.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ishte në Manastir për të kryer kontroll të punëve ndërtimore në Shtëpinë e oficerëve. Edhe ajo, aktivitetin e sotëm e zgjodhi në njësinë e saj zgjedhore. Shekerinska është bartëse e listës zgjedhore në njësinë e 5-të.

“Shtëpia e oficerëve në Manastir është përmendore e një kohe por edhe përmendore e qytetit dhe gjithë rajonit, ndërsa rekonstruimi është simbol i asaj që deshëm ta ndryshojmë para 3 vjetëve dhe në cilën rrugë jemi nisur”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Mënyra e tillë e praktikës së pushteti në kohë fushate nuk është risi. Pikërisht LSDM-ja ishte kritikuesja më e madh e VMRO-DPMNE në ciklin paraprak zgjedhor, se e keqpërdorin pushtetin për qëllime politike. Atëherë ata u arsyetonin se projektet që i prezantojnë janë të filluara paraprakisht, e jo gjatë fushatës zgjedhore dhe se në aktivitetet e tyre nuk ka keqpërdorime.