PARADA E KRENARISË ME MBËSHTETJE NGA SHQIPËRIA, NJË GRUP AKTIVISTËSH DO TË NISEN PËR TË MARSHUAR NË SHKUP

TË FUNDIT

Një grup aktivistësh nga Shqipëria po bëhen gati për të ardhur në Shkup për Paradën e krenarisë. Aktivistja për të drejtat e njeriut Xheni Karaj thotë se në Shqipëri deri tani janë organizuar tetë parada të krenarisë dhe se nga viti në vit Paradat po perceptohen  gjithnjë më pozitivisht.

“Paradat po perceptohen prej viti në vit gjithnjë e më pozitivisht. Për shembull nese në vitet e para kur ecnim rrugëve kishte ndonjë njeri që na hidhte ndonjë domate apo ndonje vezë. Këto vitet e fundit tash ka njerëz që na buzëqeshin, përshëndet, njerëz që kanë bërë video, foto. Viteve të fundit kemi shumë prindër të cilët vinë se bashku me fëmijët e tyre të cilët kanë qenë pjesë e paradës. Kanë qenë shumë paqësore”, u shpreh Xheni Kraja, aktiviste.

Xheni thotë se e rëndësishme është mbështetja e figurave publike e veçanërisht e politikanëve. Ajo shton se policia ka kryer detyrën në mënyrë profesionale dhe se ka mbajtur rendin publik.

“Është e rëndësishme për të gjithë shoqërinë që të kuptojnë përmes paradës ose përmes aktiviteteve tjera se ne jemi pjesë e shoqërisë. Duan apo s’duan një pjesë e madhe e shoqërisë, ne jemi këtu dhe duhet t’i hapin sytë dhe duhet të kuptojnë që realiteti përbëhet nga njerëz me etni të ndryshme, me njerëz që i përkasin orientimeve seksuale të ndryshme, që kanë besime fetare të ndryshme”, deklaroi Xheni Kraja, aktiviste.

Parada e Krenarisë është një ngjarje në të cilën komuniteti LGBTI festojnë dhe marshojnë për pranimin e tyre në shoqëri dhe respektimin e zgjedhjes së tyre. Në Kosovë, Parada e parë e Krenarisë, është mbajtur dy herë, ku pjesëmarrës ishin qindra njerëz dhe ngjarja kishte përfunduar pa asnjë incident. Në Zagreb parada mbahet nga viti 2002, në Beograd prej vitit 2001, në Sofie nga viti 2008. Ndërsa të shtunën më 29 qershor në Shkup, përveç nga Shqipëria  pritet të vinë aktivistë mbështetës edhe nga vendet  tjera fqinje.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta