Paraburgim për dy persona për “Dhomën publike”

TË FUNDIT

Gjykata Penale ka shqiptura masë të paraburgimit për dy persona në lidhje me faqen “Dhoma Publike.

Bëhet fjalë për D. K. dhe M. P., kreatorë të grupit, të cilët në paraburgim do të qëndrojnë për 30 ditë.

“Paraburgimi u shqiptohet për shkak të rrezikut nga arratia, frikës së bazuar se mund ta pengojë hetimin duke ndikuar ndaj dëshmitarëve dhe me dyshimin se mund ta përsërisë veprën”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale./TV21