Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bëjnë të ditur se deri të premten, nën ndikimin e një sërë masash ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Në shumë vende priten paqëndrueshmëri atmosferike, ndërsa lokalisht proceset do të shndërrohen në stuhi afatshkurtra, të shoqëruara me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
Sipas parashikimit, deri të premten priten reshje më të dendura shiu, ndërsa për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të ulen ndjeshëm.
