Paqe në “San Siro”, Shaqiri njëçerek lojë në kryederbin italian

TË FUNDIT

Është mbyllur pa gola derbi më i madh italian mes dy rivalëve të përbetuar, Interit dhe Milanit.

“Nerazurët” dhe “Rossonerët” janë përballur sonte në “San Siro”, në kuadër të Serisë A.

Përballja mes këtyre dy skuadrave që dikur quhej derbi më i madh në Kontinentin e Vjetër, tani ka humbur imazhin e dikurshëm që kishte kjo ndeshje.

Ballafaqimi i sontem mes Interit dhe Milanit, ka dhënë një lojë të kënaqshme, por këtij derbi i munguan golat.

Mesfushori shqiptar i Interit, Xherdan Shaqiri për herë të parë shijoj emocionet e kësaj ndeshje të madhe. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të, por nuk ia doli që ta ndihmoj ekipin e tij që të mopsht Milanin.

Pas këtij barazimi, Milan zë vendin e nëntë më 43 pikë, një më shumë së Interi që renditët në pozitën e tetë.