Papa Leoni XIV thirrje për dialog dhe paqe! “Lutja jonë shkon për të gjithë popujt që vuajnë nga lu’fta”

TË FUNDIT

Në mesazhin e tij nga Pallati Apostolik, Papa Leoni i XIV bëri sërish thirrje për paqe dhe dialog.

“Lutja jonë shkon për të gjithë popujt që vuajnë nga lufta. U bëjmë thirrje për guxim dhe këmbëngulje të gjithë atyre që janë të angazhuar në dialog dhe në kërkimin e sinqertë për paqe”.

Ati i Shenjtë, nga mesha e së dielës u kujtoi besimtarëve se Zoti ofron ngushëllim dhe paqe, edhe në mes të ankthit dhe shqetësimit. Papa Leoni i XIV gjithashtu falenderoi besimtarët për dashurinë që po tregonin, duke u kërkuar atyre ta mbështesnin atë përmes “lutjeve dhe afërsisë”.

Në inaugurimin e tij në 18 maj, Ati i Shenjtë theksoi se në përballjet me sfidat moderne, rrënjët e kishës katolike do qëndrojnë tek tradicionalja, por pa mbetur e izoluar dhe se në papatin e tij, nuk do të ketë as vend për propagandë fetare apo lojëra pushteti.