Papa Francisko bën thirrje për vaksinim

TË FUNDIT

Papa Francisko sot deklaroi se vaksinimi kundër Kovid-19 është “akt i dashurisë” dhe u bëri thirrje besimtarëve të imunizohen.

“Vaksinat japin shpresë se pandemia do të përfundojë, por vetëm nëse vaksinat janë të kapshme për të gjithë dhe nëse punojmë së bashku”, theksoi papa Francisko.

Kreu i Kishës katolike përmes një video porosie e mbështetë fushatën për vaksinim në SHBA dhe në shtetet e tjera amerikane.

“Të jesh i vaksinuar… është akt i dashurisë dhe kontribut në atë që shumica e njerëzve të jenë të vaksinuar është akt I dashurisë. Dashuri ndaj vetes, dashuri ndaj familjes dhe miqve, dashuri ndaj të gjithëve”, potencoi papa Francisko.