Papa Françesko është i gatshëm për takim historik me klerikun mysliman shiit irakian më të lartë, ajatollahun Ali al-Sistani, gjatë vizitës së tij në Irak, të caktuar për në mars, konfirmoi sot patriarku i kishës katolike Kaldeane të Irakut.
Mediat britanike paralajmëruan se në takimin e planifikuar me ajatollahun shiit irakian 90-të vjeçar, papa Françesko për bashkëbisedues do të ketë një nga figurat më të rëndësishme të islamit shiit, në Irak dhe më gjërë, i cili ka ndikim të madh mbi politikën dhe mendimin publik.
Programi për udhëtim të Papës, që duhet të realizohet nga data 5 deri më 8 mars, është publikuar në konferencën për shtyp nga ana e patriarkut të kishës katolike Kaldeane dhe kryepeshkopi i Bagdadit, kardinali Luis Rafael i Parë. Ai është kardinal katolik dhe kryepeshkop i bashkësisë më të madhe krishtere në Irak, ndërsa përveç këtij takimi paralajmëroi se janë parashikuar edhe mesha në Bagdad dhe qytetin verior Erbil, lajmëruan mediat britanike.
Agjencitë perëndimore lajmërojnë se vizita është planifikuar në kushte të përkeqësimit të sigurisë në pjesët e Irakut dhe pas sulmit më të madh të parë vetëvrasës me bombë në Bagdad në tre vitet e fundit.
