Panik në Ukrainë, rusët hedhin në erë municione në termocentralin Zaporizhzhya

TË FUNDIT

Trupat ruse kanë hedhur në erë municion përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya, thuhet në raporte në Telegram, shkruan BBC.

Në një reagim kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.

Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars , pasi u godit nga bombardimet.

Centrali, i vendosur rreth 550 km në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.