Pandemia ka shkaktuar rënie të ekonomisë dhe rritje të konsumit në Shqipëri

TË FUNDIT

Mbyllja e ekonomisë dhe pasiviteti në sektorin e ndërtimtarisë, në fillim të marsit, për shkak të përhapjes së koronavirusit, vendosën rënie të ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti, bëri të ditur Instituti i Statistikës INSTAT.

Rënia në ekonomi arrin 2,52 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Ekonomia ishte bllokuar si pjesë e masave për luftë kundër Kovid-19, që solli deri te ajo që shumë sektorë të ndalojnë me punë. Sektori i ndërtimtarisë ishte më i godituri ku janë shënuar 01,29 pikë procentuale. Edhe në degët kryesore të ekonomisë, aktiviteti ndërtimor është ulur për 16,6 pikë procentuale në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2019”, thekson INSTAT.

Sektori që është goditur më shumë është tregtia, transporti dhe akomodimi me -0,58 pikë procentuale.

Sipas burimit të njëjtë në tremujorin e dytë pritet në mënyrë shtesë të thellohet ky trend i uljes, sepse dy muaj secili aktivitet ishte pezulluar.

Paraprakisht, guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se në tremujorin e dytë ekonomia  pritet të shënojë rënie më të fortë në dy dekadat e fundit.

Shtoi se pret në periudhën e verës të ketë, siç thotë, menaxhim të relaksuar dhe hapje të sërishme të aktivitetit ekonomik.