Pandemia bllokon tregun e qengjave, blegtorët: Masat e Qeverisë të pamjaftueshme që të mbjetojmë

TË FUNDIT

Ky është Abedin Adili, blegtor nga Tetova, i cili stallën e tij e ka të mbushur me rreth 200 kokë dele, e prej tyre 100 qengja të cilët akoma nuk i ka shitur. Abedini thonë se çmimi i qengjave tani ka rënë në 120 denarë për kilogram, çmim me të cilin nuk mund ti mbulojnë as harxhimet. Sipas tij, qeveria duhet të marrë masa pasi që siç thotë, tregtarët  e shfrytëzojnë  këtë periudhë kohore kur  janë dobët me ushqimin e kafshëve dhe u ofrojnë çmime të ulëta.

“Ai çmim është se nën 3 euro nuk duhet ta marrë qengjin , tre euro është çmimi normal, në Zvicër është 15 euro por ta lëmë Zvicrën, ata e presin këtë periudhë pasi që blegtori ka zor dhe i dobësohet puna me  drithërat dhe  barin, unë kam harxhuar 2500 balla me barë , dhe ata e presin këtë , dhe  thonë në do shkojmë në atë periudhë ti marrin qengjat dhe na thonë si të doni 120 denarë”, tha Abedin Adili, blegtor.

Sipas Abdeinit subvencionet që i jep qeveria tani nuk mund t’i mbulojnë harxhimet as për një muaj , pasi që blegtoria kërkon punë gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm për një muaj.

“Na thonë se japin subvencione , subvencionet nuk i mbulojnë ata harxhimet tona, pasi që një punëtor është 500 euro, sa më japin ata mua 500 euro më japin, a për një muaj është puna e këtyre , puna e këtyre  do shumë kohë , dhe i lus edhe një herë që të marrin masa të forta për blegtorinë dhe bujqësinë”, tha Abedin Adili, blegtor.

Por nga ana tjetër, në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, thonë se me mbylljen e kufijve për shkak të pandemisë,  qeveria ka subvencionuar bujqit, pasi që destinacionet kryesore të qengjave kanë qenë Italia, Greqia dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

“Me vendim të ri, me vendim qeveritar, personat që do i ruajnë qengjat femra në kopetë e tyre çmimi është rritur, nga 700 denarë sa ka qenë  është rritur në 1500 denarë, baza është 100 denarë plus 1500 denarë për qengjin femër i bie që një blegtor do të marrë 2500 denarë për kokë  të qengjit femër”, tha Afrim Serjani, Ministria e Bujqësisë, NJR Tetovë.

Blegtorët presin që qeveria të marrë edhe masa të tjera, pasi thonë që shumë pak përkrahen. Sipas tyre gjeneratat e reja nuk kanë interesim për  bagëtitë dhe janë të detyruar që kopetë e tyre ti pakësojnë çdo vit e më shumë. Çmimi i mishit të qengjit  në mishtore është rreth 350 denarë, ndërsa i një qengji të gjallë 180 denarë e më lart.