Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski do të gjykohet në gjykatën e Velesit. Ai është i akuzuar për kurdisje manuale të lëndëve gjyqësorë te gjykatës të caktuar përderisa ka qenë shef i Penales. Gjykata e Apelit solli vendim të tillë që të parandalojë dyshimet për anshmëri në Gjykatën Penale ku Pançevski është gjykatës, por momentalisht është i suspenduar pasi që prokuroria ngriti akuzë për manipulim me sistemin AKMIS për shpërndarjen e lëndëve.
