Në mënyrë tradicionale MPB e Francës çdo dy vjet e organizon këtë panair të madh botërorë. Mbi 30 mijë vizitorë kaluan këto ditë, ndërsa marrin pjesë mbi 1000 kompani nga e gjithë bota. Kompania e vetme nga Maqedonia është ATS Group që i prezanton produktet më bashkëkohore dhe prodhimin e municionit në fabrikat e veta. Ky panair ka filluar para qindra viteve kur në modë kanë qenë sistemet e video mbikëqyrjes, por edhe sistemet informative. Ndërsa sot, flasim për produkte shumë të softifikuara dhe bashkëkohore që përdoren në sigurinë e shtetit.
“Me çfarë produktesh prezantoheni dhe çfarë do të thotë ky panair për ATS?
ATS në këtë panair e prezanton grupacionin dhe produktet e tre fabrikave. Nga balistika deri te municioni dhe prodhimi i makinave.”- tha Shefshet Demirovski, Drejtor Ekzekutiv I ATS.
Në tre fabrikat e ATS, dy në Shkup dhe një në Samkovë, Makedonski Brod janë të punësuar mbi 500 persona.
“Shohim një pjesë të produkteve tuaja, këtu është edhe një pjesë e konkurrencës tuaj që prodhon produkte të ngjashme, çfarë ju veçon nga të tjerët? Çfarë ju veçon apo çfarë ofroni diçka më ndryshe?
Cilësia. Mendoj se nëse prodhon cilësi nuk ke konkurrencë. Atë që e bëjmë është me cilësi më të mirë, modele më të mira dhe jemi të njëjtë në tregun amerikan, ku 40% të produkteve tona përfundojnë atje. Punojmë për vendet e NATO-së që është shumë e rëndësishme për ne.
-Drejtor, gjendemi ndoshta në një prej pjesëve më të rëndësishme të këtij panairi, që është municioni, të cilin e prodhoni gjithashtu. Sa janë kapacitetet momentale?
Fabrika jonë, siç e dini, gjendet në Makedonski Brod në Samkovë. Një ndër fabrikat e fundit të ndërtuara në Maqedoni. Nga viti 2019 fabrika është e jona dhe kur e morëm nuk ishte në gjendje për punë. Tani kemi 350 të punësuar dhe momentalisht prodhojmë municion më shumë se në kohën e Jugosllavisë me investimet e reja në vitin 2022 dhe 2023, ndërsa do të vazhdojmë edhe në vitin 2024 kemi investim prej rreth 47 milionë investim i ri dhe do të ketë 550 punësime dhe do të prodhojmë rreth 250 milionë municion të vogël në vjet, me këtë do të jetë fabrika më e madhe në rajon.”- tha tha Shefshet Demirovski, Drejtor Ekzekutiv I ATS.
ATS është një ndër fabrikat e pakta që prodhon edhe makina, por edhe fabrika me çelës në dorë.
“Këtë linjë që e shihni është plotësisht e automatizuar, me 5 deri në 6 persona në ndërrim mund të prodhojë deri në 5 milion municion në muaj.”- pohoi tha Shefshet Demirovski, Drejtor Ekzekutiv I ATS..
Në panair mori pjesë edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe zv.ministri për punë të brendshme Nazim Bushi.
ATS nuk ndalon këtu. Në shkurt planifikon që të fillojë edhe me prodhimin e pancirëve me të cilët do të ketë më shumë siguri por do të jenë me më pak shtresa.
“Është lloji i parë i prodhimit edhe në Maqedoni edhe në Europë. Momentalisht ka në Amerikë, Kinë dhe Izrael. Do të jetë prodhimi i parë nga llojet e tilla të materialit.
-Shkruan më pak shtresa, më shumë siguri. A do të thotë kjo se edhe produkti final do të ketë më pak peshë që është kyçe për një ofensivë ushtarake?
Po, do të jetë më efikas, më fleksibil dhe me më pak shtresa. Kjo është teknologjia e re që tashmë 2-3 vjet shfrytëzohet nëpër botë, ndërsa do të jetë e para në Europë.”-shtoi tha Shefshet Demirovski, Drejtor Ekzekutiv I ATS.
Pothuajse 40 vjet, Milipol Paris gëzon statusin botërorë si ngjarje më e njohur për profesionin e sigurisë. Siguron forumit të përkryer për prezantimin e inovacioneve më të reja teknologjike në këtë sferë, duke plotësuar në mënyrë efikase nevojat e sektorit në përgjithësi si dhe adresim të rreziqeve dhe kërcënimeve aktuale.