Kështu është atmosfera në sallën Boris Trajkovski në Shkup, ku po zhvillohet panairi ndërkombëtar i librit, i 35 me radhë. Ne do të futemi brenda për të parë dhe për të marrë informacione për interesimin e lexuesve dhe shtëpitë botuese.
Lexues nga të gjitha moshat në kërkim të titujve dhe zhanreve të preferuara. Nxënësit që sodisnin në çdo kënd, thonë se libri elektronik nuk mund të zëvendësojë librin e shtypur.
Bleva katër libra, kryesisht romancë. A lexojnë të rinjtë mjaftueshëm? Jo, sa duhet, do të ishte mirë të lexohen libra më shumë.
Më vjen mirë që jam në një organizim të këtillë sepse ky organizim na nxit të lexojmë. Nuk kam lexuar deri tani libër online, mendoj se nuk është ndjenja e mirë dhe vëmendja të shkon më shumë në telefon ose kompjuter, kështu që mendoj se është më mirë nga vetë libri.
Unë nuk lexoj mjaftueshëm sinqerisht dhe dua të lexoj më shumë, mirëpo ka persona që lexojnë definitivisht. Kam lexuar edhe unë libra elektronikë mirëpo më interesant më vjen të lexoj nga fletat.
Për disa shtëpi botuese interesimi i blerësve është i lartë e të tjerë thanë se nuk janë të kënaqur nga shitja e librave dhe se shkollat nuk janë të informuara sa duhet.
Interesimi është i dobët të them të drejtën, në krahasim me vitin e kaluar këtë vit ka rënie. Mesa duket shkollat janë më pak të informuara… se mesa shoh fëmijët e shkollave maqedonase është dita e pestë-gjashtë ka shume vizitorë.
Jemi të kënaqur sepse me të vërtetë ka interes nga të rinjtë dhe nga viti në vit shohim se rritet interesimi për të lexuar libra të mirë dhe për të gjetur tituj të mirë.
Në panair e takuam edhe ministren e Kulturës, e cila tha se sipas nevojës panairi viteve të ardhshme mund të organizohet edhe në hapësira më të mëdha.
“Me vjen shumë mirë që shoh shumë vizitorë. Panairi këtë vit vetëm në dy ditët e para e tejkaloi numrin e vizitorëve që ishin gjithsej në vitin e kaluar, kështu që besoj se këtë vit do të festojmë një rekord të ri dhe vitin e ardhshëm atë rekord ta thyejmë.”- deklaroi Bisera Kostadinovska-Stojçevska – Ministre e Kulturës.
Në panairin e sivjetëm që nisi me 4 maj dhe mbyllet nesër marrin pjesë mbi 60 shtëpi botuese. Përveç kësaj gjatë këtyre ditëve ka pasur aktivitete të shumta për nxënësit dhe lexuesit e ri, si promovime librash nga shumë shkrimtarë të njohur.
