Panair nacional për ushqim dhe pije“Shijo traditën”/ U ekspozuan mbi 2000 produkte

TË FUNDIT

Nën moton “shijo traditën”, sot në parkun e Qytetit të Shkupit u mbajt panairi i dytë me radhë për ushqim dhe pije tradicionale nga kuzhina maqedonase. Qytetarët mund të blinin dhe shijonin çfarëdo nga ushqimet tradicionale, por edhe veshje tradicionale. Një gotë raki dhe dy kavanozë me mjaltë, i bleu edhe kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.


Në këtë ngjarje u paraqitën më tepër se 400 prodhues, me mbi 2000 produkte.


“Prodhojmë raki shtëpie, mastika, të kumbullës dhe pemë e perime, përpunim. Ajo mund të thuhet se është kulturë vjetore, ta mirëmbash rrushin, ta mbledhish, ta ziesh. Diku, 5,6 deri 7 muaj deri sa të arrijmë te prodhimi final. Pastaj duhet të qëndrojë një vit deri në dy që të fitojmë kualitetin e dëshiruar”, u shpreh Perica Ristiq, prodhues i rakisë.

Ne sot kemi përgatitur bakllavë dhe fli tradicionale siç e dijmë.

“Ky është ushqim tradicional si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit apo jo?
Po, te maqedonasit është e njohur si “gjomleze”, e tek ne dihet si fli.
Nuk është hera e parë, ne kemi marë pjesë edhe në një panair tjetër këtu në park dhe kemi pasur shumë interesim të madh. Siç e shihni edhe sot, flijat janë harxhuar, tani i presim fliat tjera taze të nxehta”, tha Hajrije Berisha Aliu, Gatime tradicionale.

Jam anëtare e “Kopaçka”, fshati Dramçe e Dellçevës. Shes prodhime që i përgatisë për “Kopaçka”-n. Shes çorape për femra, çorape për meshkuj, kollane.

“Pra kjo është traditë e Dellçevës?
Po, traditë e Dellçevës…këmisha..
-Ju vet i përpunoni?
Po, vet i përpunoj”, tha Vide Ilievska Grupi Folkloristik “Kopaçka”.
Edhe vizitorët vlerësuan lartë traditën e kuzhinës maqedonase.

Kjo është një pjesë e kuzhinës maqedonase. Kuzhina maqedonase ka me bollëk, prodhime e gjithçka. Si shtet aq i bukur, që këto bukuri janë një pjesë e saj. Gjithë populli duhet të vijë këtu e të shohin çfarë bukuri ka, dhe t’i shfrytëzojnë për shëndetin e tyre.

“Konsideroni se kemi traditë të pasur?
Të pasur si jo! Për atë të gjithë të huajt kur vijnë këtu nuk arrijnë të shijojnë të gjitha prodhimet dhe ushqimet tona”, u shpreh një vizitore.


Nuk munguan as paraqitje të valleve popullore maqedonase.
Organizator i ngjarjes ishte Ministria e Bujqësisë, ndërsa mysafir ishte edhe ministrja e bujqësisë nga Serbia, Jelena Tanaskoviq. Ministri i Bujqësisë porositi që të ruhet tradita nga recetat e vjetra të gjyshërve tanë. Ky panair po mbahet për të dytin vit me radhë, në bashkëpunim me Slow Food Macedonia, e për herë të parë po mbështetet edhe nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).