Pamje nga rrëzimi i avionit kinez me 132 persona në bord

TË FUNDIT

Një aeroplan i “China Eastern Airline” me 132 persona është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 9 kilometrash në një zonë malore në Guangxi, përpara se të shpërthente në flakë.

Pamjet tmerruese, që pretendohet se janë të momentit kur u rrëzua avioni, janë bërë publike në rrjetet sociale. Në video shihet momenti kur Boeing bie vertikalisht në rajonin malor në Wuzhou.

Presidenti Xi Jinping tha se ishte ‘i tronditur’ nga incidenti dhe urdhëroi të nisin hetimet e menjëhershme për shkakun e rrëzimit të avionit.