Palmer dhe Varhej diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Must Read

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60...

Kosovë, 2 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me...

Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me...
- Advertisement -

Komisionari Evropian për Zgjerimin Oliver Varhej ka biseduar me zyrtarin e lartë amerikan Metju Palmer sot në Berlin për zhvillimin ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Varhej deklaroi se në takim u bisedua në lidhje me efektin e ndërsjellë të marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington dhe punën e BE-së mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

“Ne kemi konsideruar se si të punojmë për zbatimin me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik dhe pajtimit midis Serbisë dhe Kosovës,” shkruan në Twitter, Oliver Varhej.

Komisionari Evropian për Zgjerimin deklaroi se ai kishte një bisedë edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq lidhur me takimet dhe marrëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se diskutuan punën e mëtejshme të përbashkët të BE, Serbisë dhe Kosovës në bazë të marrëveshjes nga Uashingtoni.

- Advertisement -

Me takimin midis Vuçiqit dhe Hotit, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së vazhdoi sot në Bruksel. Në një deklaratë të përbashkët, Vuçiq dhe Hoti u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE në përputhje me angazhimet e tyre.


- Advertisement -

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60 vjet, tregojnë rezultatet e analizave...

Kosovë, 2 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej...

Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me lot në sy, pasi ishte...

Poliklinika të reja do të ketë në Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re – premtoi Filipçe

Poliklinika të reja do të ketë në lagjet Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë,...

Formacionet e mundshme Inter – Fiorentina

Sot fillon xhiro e dytë e Serie-A, por për Interin ballafaqimi me Fiorentinën, sonte do të jetë ndeshja e parë për sezonin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -