Pallatica e komunës së Zhelinës edhe pse ka rrjet të ujësjellësit, ky fshat bashkë me fshatin Trebosh edhe Uzurmishtë nuk kanë ujë për pijë. Banorët e këtyre fshatrave ujin e sigurojnë nëpërmjet puseve që kanë hapur vetë, ndërsa pasi që fshati një kohë të gjatë nuk ka pasur edhe kanalizim ky ujë nuk është për pije. Nga bashkësia lokale thonë se ata disa herë kanë kërkuar që të zgjidhet ky problem por, kërkesat e tyre çdo herë kanë hasur në vësh të shurdhër.
“Rrjeti kryesor është i vendosur bashkë me kanalizimin kurse degët tjera nuk janë shpërndarë, dhe përgatitjet në fshatin Zhelinë për tre fshatrat Pllaticë , Trebosh edhe Uzurmisht me pompa të mëdha janë bërë nga viti 2016 edhe deri tash ku ka ngelur puna nuk e di”, tha Beqir Veliu – Kryetar i bashkësisë lokale Pallaticë.
Banorët thonë se janë të detyruar që ujë të mbushin në çezma publike ose të blejnë ndërsa, nga uji i puseve në të shumtën e rasteve pësojnë infeksione në lëkurë.
“Jo s’ka, rrjeti ujësjellësit është i përfunduar nga kryetari mëparshëm. Në pallaticë ujë për pije blejmë standard ujë, për pijë këtu është helm. Jo për pijë nuk është por edhe për dicka tjetër nuk është i përdorshëm, ka raste kur edhe fëmijë të vegjël kanë problem me gurë. Fëmijë të vegjël 1 vjeç dhe askush se përdorën ujin për pije.”
“Jo vetëm në këtë vendbanim por edhe në vendbanime tjera. Çështja ujësjellësit ka duhet të vijë burimi është një projekt shumë i madh për të cilën duhet të angazhohet jo vetëm pushteti lokal por edhe qeveria e vendit pasi që kushtojnë shuma marramendëse edhe kërkojnë kohë.”
Nga komuna e Zhelinës thonë se projekti për furnizim me ujë për fshatin Pllaticë edhe Uzurmishtë ekziston, ndërsa pritet që të miratohen fondet nga projektet ndërkombëtare që të fillojnë punët.
“Komuna e Zhelinës posedon projekt për ujësjellësin e Pallaticës dhe Uzurmishtë, dhe me të njëjtin ka aplikuar për fonde ndërkombëtare . Mjetet janë fituar dhe pritet lëshimi mjeteve që të fillojnë punimet”, thonë nga Komuna e Zhelinës.
Shumica e fshatrave në rajon të komunës së Tetovës dhe komuna përreth nuk kanë ujë të pijshëm, ndërsa furnizimin me ujë e bëjnë ose nga lumenjtë që kalojnë në fshatra ose nga puset. Analizat tregojnë se rreth 80% e ujit në fshatra nuk është për pije.
