Pala mbrojtëse do që ta diskreditojë Ninxhën! Çavkov, Dimitriev, Bozhinovski dhe Kotevski dëshmojnë për “27 prill”

TË FUNDIT

Askush nuk e ka organizuar hyrjen e dhunshme në Kuvend e as ka dhënë urdhër se si të veprohet dhe të mobilizohet anëtarësia. Në këtë mënyrë sot thuajse të gjithë dëshmitarët e hodhën poshtë akuzën.


“Në mënyrë spontane njerëzit mblidheshin në selinë e partisë, atmosfera ishte shqetësuese. Kishte 150 njerëz që vinin spontanisht që të marrin më shumë informacione duke pyetur se çfarë po ndodh”, tha Kiril Bozhinovski.

Dëshmoi edhe Ivo Kotevski i cili tha se qytetarët mblidheshin që të marrin më shumë informacione, kryeministri i atëhershëm teknik Emill Dimitriev shtoi se nuk ka pasur asnjë informacion se do të pengohet  zgjedhja e  kryetarit të Kuvendit.

 “Prova e vetme e prokurorisë është Aleksandar Vasilevski Ninxha që është degraduar maksimalisht dhe mendoj se nuk mund të jetë bazë për një aktgjykim dënues vetëm me këtë dëshmi, për shkak se ju i dini edhe provat e tjera me të cilat lëvizja e tij po vërtetohet në bazë të provave materiale, se asnjëherë nuk ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së që të besohet se pohimet e tij janë të vërteta”, u shpreh Elenko Millanov – avokat.

Mitko Çavkov, ish- drejtor i Byrosë për siguri publike, tha se gjatë hyrjes së dhunshme në Kuvend ka qenë në zyrat private të Tehnometal Vardar.


“Urdhri im ishte që t’i mbajnë dyert dhe të mos i lejojnë turmës që të hyjë në Kuvend. Kishte sukses për një periudhë. Për shembull nga drejtimi i Shtëpisë së ARM-së kishte presion të madh për të hyrë në Kuvend, por nuk arritën”, potencoi Mitko Çavkov – ish-drejtor i BSP-së.

Më 27 prill, ka marrë edhe thirrje telefonike nga kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, por Çavkovi i ka thënë se e kanë nën kontroll Kuvendin. Telefonata ka ndodhur rreth orës 20:30.


“Nga pikëpamja ime, ne kishim informatë se dyert e Kuvendit janë mbyllur me mekanizëm, se janë të sigurta dhe se nuk mund të depërtohet nën asnjë presin nga jashtë. Gabim në komandë nuk ka pasur, mund të ketë lëshime, siç ka edhe në çdo protestë tjetër”, theksoi ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Mes të tjerësh, Çavkovi tha ai e ka marrë vendimin për hedhje të shok-bombave në Kuvend, duke theksuar rrezikun, i cili nuk përjashtohej në ato momente, pasi bëhej fjalë për hapësirë të mbyllur.

“Më vonë dhashë urdhër që të gjitha hapësirat e Kuvendit të “vulosen” me dyllë, por fatkeqësisht Prokuroria Publike nuk bëri kontroll”, shtoi Mitko Çavkov – ish-drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Në pyetjen e Këshillit Gjykues, a njihet me Ninxhën dhe Koljon, ai me përgjigje – se i njeh vetëm me nofkë, por kurrë nuk i ka njoftuar personalisht, edhe pse ka ditur se janë pjesë e, siç tha, garniturës kriminele.


Përveç ish-ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të akuzuar për organizim të ngjarjeve më 27 prill të vitit 2017 në Kuvend, janë edhe ish-kryeparlamentari, Trajko Veljanovski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Të gjitha ngarkohen për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.