Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve për pakon e katërt ekonomike, për të përballuar krizën që sjellë pandemia.
“Pakoja e 4 ekonomike GATI! 350 milion EURO….” ka shkruar Bekteshi.
Gjatë ditës Kryeministri tha se prezantimi nuk u bë sot për shkak se kishte nevojë për harmonizime shtesë. E lanë që të takohen me odat ekonomike, kurse nesër një ekip tjetër qeveritar pritet të mbajë takim me sindikatat dhe punëdhënësit./TV21
