Pakoja anti-krizë që parasheh 26 masa për përballje me krizën ekonomike, ka arritur në Kuvend, bëjnë të ditur nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.
Për momentin kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjendet në seancë plenare dhe pas të njëjtës pritet që të caktojë seancë për pakon anti-krizë.
Ndërkaq, 400 milionë euro përshihet t’i kushtojnë Qeverisë pakoja me 26 masat e miratuara për zbutjen e krizës ekonomike. Do të ketë ulje të TVSH-së nga 5 ne 0% për produktet ushqimore bazë si dhe ngrirje e marzhave. Parashihen edhe vauçerë për 35.000 qytetarë./TV21
