Pakistanezja shtatë vjeçe thyen rekord me goditje me bërryla, me 242 goditje

TË FUNDIT

Shtatë vjeçarja Fatima Nasem nga Karaçi i Pakistanit, u regjistrua në librin e rekordeve botërore Ginis për një sfidë të re. Ajo i bëri krenar prindërit e saj dhe tërë Pakistanin për rekordin të cilin e theu vetëm për një minutë, që është goditja me bërryla. Fatima ia doli që për kaq pak kohë të bëjë deri në 242 goditje. Rekordin e deritanishëm në këtë kategori e mbajti hindusi Shurtim me 211 goditje të tilla. Fatima ka në gjak artin luftarak, pasi që ajo është e bija e Muhamad Rashid, i cili tashmë ka thyer 60 rekorde botërore. Fatima tani ka një synim, e ai është që të fitojë medaljen e artë në nivel ndërkombëtar në lojëra. Ia vlen të përmendet se rekordi i saj është i 75-ti me radhë që u regjistrua në akademinë pakistaneze të arteve luftarake./21Media

error: Content is protected !!