Pakistan, gjatë një sulmi të armatosur humbën jetën së paku 11 punëtorë në minierën për thëngjill

TË FUNDIT

Në provincën pakistaneze Baluxhistan gjatë një sulmi të armatosur humbën jetën së paku 11 punëtorë në minierën për thëngjill, ndërsa tre ishin lënduar, kumtuan autoritetet lokale.

Persona të panjohur mbrëmë e sulmuan minierën dhe hapën zjarr mbi punëtorët.

Të lënduarit menjëherë janë dërguar në spital, por tani për tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Hetimi është në vijim dhe deri tani askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësi për incidentin.