Pak naftë për shkollën e “Shemshovës”/ Nxënësit kthehen në mësim, kryetari i komunës i pakapshëm për mediat

TË FUNDIT

Duhej që të ndërpritet mësimi dhe rasti të dalë në media, që kryetari i Komunës së Jegunocit, Dimitar Kostadinovski, të sigurojnë naftë për shkollën fillore në Shemshovë. Sot komuna me mjete urgjente ka siguruar një sasi të vogël të naftës që këta nxënës të mund ta përmbyllin gjysmëvjetorin e parë, ndërsa deri në fund të javës u ka premtuar që të do hapë edhe tender. Drejtori i shkollës Burhan Ejupi, thotë se nga komuna ka kërkuar që të tenderi të hapet nga 27 shtatori, ndërsa kërkesa e fundit ka qenë më 19 dhjetor.

“Për dalë nga situata shkolla është furnizuar me lëndë djegëse dhe mësimi po zhvillohet ashtu siç e parasheh ligji dhe rregullat pedagogjike. Kërkesa e fundit është bërë me 19.12.2022 deri tek komuna, e parafundit është bërë me datë 14.12.2022, mandej kam më 27.10.2022 dhe kemi filluar nga muaj i nëntë, gjithsej mund të jenë gjashtë ose shtatë kërkesa, ndërsa me 14.12 ne e kemi njoftuar komunën se ne në çdo moment mund të ngelim pa lëndë djegëse. Ndërsa dje u arrit ajo që e kisha lajmëruar çdo herë kryetarin por përgjigje nuk kemi pasur. Përgjigjja e tij ka qenë do ta hapim dhe çdo herë i ka ikur përgjigjes me shkrim dhe dje jemi marrë vesh gojarisht se shpallja do të bëhet procedurat për shpallje nga 23.12 i këtij muaji.”- deklaroi Burhan Ejupi, drejtor i shkollës “Shemshova”

Kryetari i Jegunocit assesi të qëndrojë në vendin e tij të punës ose t’u përgjigjet thirrjeve telefonike. Edhe sot TV21 ishte në komunë për të kërkuar përgjigje.

“Kryetari i komunës së Jegunocit, Dimitar Kostandinovski, as sot nuk është në vendin tij të punës. Erdhëm këtu për ta pyetur pse kjo shkollë akoma është pa tender për furnizim me naftë, ndërsa kërkesa e parë është bërë me 27 shtator të këtij viti.”

Ngrohja qendrore në shkollën ku mësojnë 320 nxënës u lëshua sot në orën 10 të mëngjesit, ndërsa dje prindërit nuk i lejuan fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të mungesës së ngrohjes.