Pak javë pas divorcit, Cardi B bëhet nënë për herë të tretë

TË FUNDIT

Reperja Cardi B ka njoftuar së fundmi ardhjen e fëmijës së saj të tretë, vajzës, disa javë pas ndarjes nga bashkëshorti Offset.

Artistja e ‘WAP’ lajmëroi në Instagram të enjten se ajo mirëpriti vajzën e saj më 7 shtator.

Në postimin e saj në Instagram, Cardi B, 31 vjeç, shihet duke shkëlqyer nga lumturia teksa mban të porsalindurin e saj me një mantel spitalor shumëngjyrësh.

Cardi B njoftoi se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e saj të tretë me Offset në fillim të gushtit, vetëm disa ditë pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga ai më 31 korrik.