Në një intervistë për TV21, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka zbuluar një pjesë të bisedës që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në “Ballkanin e Hapur”.
“Kur mora iniciativën, kur shkova në Novi Sad… Tani do ta them këtë për herë të parë. Kur mora iniciativën dhe shkova në Novi Sad për Ballkanin e Hapur, fillimisht i thashë Vuçiqit: “Prit, nuk e kuptoj këtë. Po sikur Kosova të thotë se do t’i bashkohet nismës? Atëherë do t’ju duhet t’i pranoni ata si partnerë të barabartë.” Ai më tha: “Po, ashtu është. “Nëse hyjnë, atëherë do të jenë partnerë të barabartë”.
