Me javë të tëra nuk ka kush t’i mbledhë koshat me mbeturina, e për sanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit pritet me ditë! Sindikata e punëtorëve të hotelerisë, turizmit dhe komunaleve alarmojnë se gjendja nëpër ndërmarrje është e zhgënjyese. Pagat e ulëta, pagesa e parregullt, mungesa e regresit për pushim vjetor si edhe e pajisjeve bazë të punës dhe mbrojtjes i largojnë punëtorët nga ndërmarrjet komunale. Edhe më alarmante është që të drejtat e punëtorëve dhe pagat i sigurojnë falë grevave dhe protestave.
Kashikovski thotë se po largohen punonjësit e ujësjellësit, instalues uji, ekskavatoristë, operatorë makinerish sepse paga në sektorin privat është më e madhe. Paralajmëron se drejtuesit e rinj të komunave do të trashëgojnë ndërmarrje me borxhe.
Tha se falë protestave të shumta kanë siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve në disa ndërmarrje komunale dhe të furnizimit me ujë në vend. Paralajmëroi edhe kallëzime penale për 17 drejtorë që nuk e kanë respektuar marrëveshjen e përgjithshme kolektive.