Paga nga 30 deri në 70 mijë denarë, kërkohen punëtorë për Korridorin 8 dhe 10D

TË FUNDIT

Personel me arsim të lartë nga industria e ndërtimit, punonjës administrativë dhe shoferë janë vetëm disa nga vendet e punës që ofrohen në shpalljen për punësim për realizimin e Korridorit 8 dhe 10D. Shpallja për punësimin e punëtorëve deri në vitin 2028 për projektin e autostradave përmes “Bechtel dhe Enka” është publikuar nga NP “Rrugët Shtetërore”. Sipas njoftimit, punëtorët do të punojnë në një ndërrim, 40 orë në javë dhe do të marrin pagë bazë prej 29.866 deri në 70.052 denarë, varësisht nga pozita e punës.

SHPALLJE PUBLIKE:

-Paga bazë prej 70.052 denarë është paraparë për asistentin e koordinatorit kryesor të projektit, i cili duhet të jetë inxhinier ndërtimi me së paku 6 vjet përvojë.

-Për pozicionin e koordinatorit të njësisë së përgatitjes së projektit, kandidati duhet të ketë diplomë nga fakultetet e shkencave sociale. Për këtë pozitë parashikohet paga neto prej 60.005 denarë.

-Koordinatori i njësisë së performancës teknike të projektit, i cili duhet të jetë inxhinier ndërtimi, do të punojë për pagë prej 65.029 denarë.

-Paga prej 29.866 denarë do të fitojnë edhe dy vozitës të cilët duhet të kenë së paku arsim të mesëm, ndërsa për të njëjtën pagë kërkohen dy administratorë.

-Specialistët që duhet të shpronësojnë pronën, kërkohet të kenë diplomë universitare në shkencat sociale. Për ta është paraparë paga bazë prej 45.045 denarë.

Shpallja zgjat deri me 25 prill. Pas përfundimit të afatit, drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” do të formojë komision i cili do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve dhe përzgjedhja mund të zgjasë nga 45 deri në 120 ditë, varësisht se sa kandidatë aplikojnë.

SHPALLJE PUBLIKE:

-Në njoftim hapen edhe pesë vende pune për “specialistë të investimeve dhe ndërtimit të rrugëve”. Këta do të ishin inxhinierë ndërtimi me tre vjet përvojë pune me pagë prej 55.037 denarë. Për të njëjtën pagë kërkohet një urbanist, një topograf, si dhe dy specialistë për përgatitjen, krijimin dhe monitorimin e dokumentacionit të projektit. Këtë pagë do ta marrin edhe dy persona që kuptojnë mbrojtjen e mjedisit, një inxhinier elektrik që kupton objektet energjetike dhe një inxhinier trafiku.

Ende pa nisur ndërtimi, projekti është kritikuar nga opozita maqedonase. Një nga çështjet e diskutueshme është ndryshimi i Ligjit për marrëdhëniet e punës, i propozuar nga Qeveria, i parasheh 60 orë punë në javë, sipas vullnetit të punëtorëve, në mënyrë që projekti të përfundojë më shpejt dhe siç është thënë të kushtojë më lirë.