Me rritjen e pagës minimale, shumë familje kanë humbur të drejtën e shtesave fëmijërore. Për këtë problematikë të krijuar, drejtori i Qendrës për punë sociale, Liridon Baftija, tha se ka informuar edhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Shtoi se është problem i cili duhet të zgjidhet me ndryshimin e Rregullores.
“Rroga minimale që është ndryshuar tani nuk përputhet me Rregulloren e para tre viteve, sepse ne e kemi ndryshuar rrogën minimale, por nuk e kemi përshtatur me skemat sociale që i kemi, për rastet sociale.0.47-01.21 Është një skemë e cila tregon se një familje e cila ka 3 fëmijë, Regullorja parasheh që të ketë limit rroge deri në 17 mijë denarë. Tani që rroga minimale është rritur, d.m.th. as familja nuk do të jetë shfrytëzues të asaj të drejtë dhe prandaj kemi reaguar me kohë që të ndryshon rregullorja”, tha Liridon Baftiju, drejtor i Qëndrës për Punë Sociale.
Baftiju foli edhe për shumën e vogël që jepen për “përkujdesje ndaj personit tjetër” për të cilën tha se nuk është e mjaftueshme.
“Nëse është me shumë të vogël, dmth komisioni nëse e vendos për shumë të vogël është 4000 denarë, nëse është për shumë të madhe 4600 denar në bazë mujore. TV21: Nuk është e mjaftueshme. Nuk është e mjaftueshme“, theksoi Liridon Baftiju, drejtor i Qendrës për Punë Sociale.
Si probleme sociale, Baftiju shtoi se është dhe mungesa e asistentëve personal për fëmijët me nevoja të veçantë, ndërsa shqiptarët janë edhe më pak të interesuar për këtë. Deficit të shqiptarëve ka edhe tek iniciativa për tu kujdesur për fëmijë pa mbështetje prindërore.
