Ndaj një 42-vjeçari nga Tetova, është ngritur padi penale, për shkak se nuk ka respektuar izolimin nga Covid-19.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, 42-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale – shpërndarje të sëmundjes ngjitëse.
“SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër T.A.(42) nga fshati Kamjan në Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale – shpërndarje të sëmundjes ngjitëse. Edhe përskaj asaj se i ishte dhënë vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar – Shëndetësor për izolim, i denoncuari nuk i ka respektuar masat nga vendimi”, thuhet në njoftimin e MPB-së./TV21
