Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të fillojë nismë deri te Prokuroria Publike për përndjekje penale të ish-kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup1, Vlladimir Pançevski, për keqpërdorim të funksionit gjatë punësimit të nipit të tij, Jordan Tasevski, si bashkëpunëtori i ri gjyqësor. Gjatë punësimi të tij janë shkelur të gjitha procedurat dhe ai nuk ka parashtruar as aplikim për konkursin, në afatin e caktuar. Aplikimin e ka dorëzuar më pas, pa u regjistruar nga administrata, ndërsa janë zvogëluar edhe pikët e kandidatëve të tjerë që ai të jetë në vend të parë. Komisioni ngriti edhe kundërvajtje kundër U.D. drejtoreshës së Hematologjisë, Irina Panovska. Siç u tha, Panovska, më 19 maj,2019, ka parashtruar 4 lista për gjendjen e pronës, edhe pse për herë të parë në funksionin U.D. Drejtoreshë e Klinikës është vendosur më 4 gusht 2018. Anti-korrupsioni do të shqyrtojë edhe mënyrën e marrjes me qira të zyrave të ish-presidentëve të shtetit. Ata do të kontrollojnë se në çfarë mënyre është kryer marrja me qira e zyrave të ish-presidentit, Gjorge Ivanov dhe të Branko Crvenkovskit.
“Do të bëhet analizë e procedurës për zgjedhjen e hapësirave afariste. Në cilën mënyrë zgjedhën zyrat? A ka Sektori për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të ofrojë hapësira apo nuk ka. Nëse nuk ka, si bëhet zgjedhja e këtyre hapësirave”, theksoi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Anëtarët e Antikorrupsionit do të kërkojnë raport nga të gjitha ministritë për atë se si shpenzohen parat e buxhetit në të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore dhe publike. Nën llupë do të jetë edhe Kuvendi për shfrytëzimin e shpenzimeve rrugore, do të analizohen vendimet për shfrytëzimin e veturave zyrtare, për kompensimet për transport, për banesë ose për jetë të ndarë. Ka gjasa që pas kësaj të iniciohen edhe ndryshime të ligjit që të ulen privilegjet e funksionarëve kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave.
“Këtu bëhet fjalë për analizë të mënyrës së përdorimit të veturave zyrtare, si është rregulluar kjo gjë, në çfarë bazë dhe në çfarë vlerë, cilët persona shfrytëzojnë kompensime, në çfarë bazë dhe në cilën vlerë. Analizat do të tregojnë se cilat janë bazat që të mundemi të propozojmë ndryshime të rregullativës ligjore që të ulen këto shpenzimet joproduktive nga buxheti”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Antikorrupsioni hapi lëndë edhe për të verifikuar nëse ka pasur keqpërdorime gjatë punësimeve të personave të afërm dhe nëse janë shfrytëzuara veturat zyrtare për persona private në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
