Sot më (01.09.2020) SPB – Shkup njësia për krim kompjuterik dhe ekonomik deri në zyrën e Prokurorit Publik ka dorëzuar padi penale kundër M.A 32 vjeç për shkak të dyshimit se personi i denoncuar është kryerësi i veprës penale “ndërtim pa leje”, sipas nenit 244-a të Kodit Penal objekt i ndërtuar pa leje në bulevardin “Goce Dellçev” te “Mavrovasja”.
SPB –Shkup njësia për krim kompjuterik dhe ekonomik në koordinim me Prokurorinë Publike – Shkup ndërmori masat dhe aktivitetet e duhura me qëllim të përcaktimit të ekzistencës së dyshimit të veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare në bazë të nenit 244-a “ndërtim i paligjshëm” të Kodit Penal dhe pas dokumentimit të plotë të rastit sot në Prokurorinë Publike – Shkup është dorëzuar Padi Penale”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
