Pacolli: Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

TË FUNDIT

Kryetari i AKR-së,  Behgjet Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai bashkë AKR-n% e përshëndesin lidershipin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Ambasadorit Richard Grenell për këtë arritje historike.

“Gjithmonë kam besuar se përqendrimi në ekonominë dhe infrastrukturën e vendeve tona do të hapë rrugën për heqjen e barrierave politike për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Në kohërat kur bota po përballet me krizë të paparë shëndetësore dhe ekonomike, është një mbështetje e madhe për ekonominë dhe prosperitetin tonë, për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet ekonomia jonë”, ka shkruar Pacolli ndër të tjera. /21Media

E mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë me SHBA si palë…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Freitag, 4. September 2020